Prestigjozja italiane: Rrahmani zbulimi befasues i Napolit

6 fitore në gjashtë ndeshje. Napoli është në krye të tabelës, ndërsa në tri ndeshje nuk ka pësuar gol.

“La Gazzetta dello Sport” të hënën ka shkruar se ndër lojtarët më meritor që Napoli nuk ka pësuar gol është edhe Amir Rrahmani.

“Rrahmani është zbulimi befasues i Napolit”, shkruan ndër të tjera në shkrimin për të arriturat e Napolit në ndeshjet e para të edicionit aktual në Itali.

27-vjeçarI ka luajtur në 3 ndeshjet e fundit titullar te Napoli. /albeu.com/


Shtuar 27.09.2021 18:48