Ronaldo ‘merr frenat’ e Al-Nassr, synon transferimin e yllit portugez te klubi arab

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, po luan një rol gjithnjë e më të madh në projektin e Al-Nassr, duke kërkuar ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si drejtohet klubi dhe si menaxhohet afati kalimtar.

Sipas raportimeve të mediave, ylli portugez dëshiron që drejtuesit sportive të klubit, Simeu dhe Semedo, të kenë autoritet të plotë në çështjet e transferimeve, pa ndërhyrje nga drejtuesit administrativë.

Të lidhura

None found

Ronaldo beson se vetëm duke u dhënë liri të plotë drejtuesve sportivë mund të ndërtohet një skuadër konkurruese, e aftë të luftojë për trofe si në Arabinë Saudite ashtu edhe në arenën kontinentale.

Sipas të njëjtave burime, 40-vjeçari insiston që çdo vendim për afrimet dhe largimet e lojtarëve të merret mbi baza teknike dhe jo të ndikohet nga faktorë të tjerë brenda klubit.

Ndërkohë, kjo strategji lidhet drejtpërdrejt edhe me objektivat e Al-Nassr në afatin kalimtar veror.

Raportimet bëjnë të ditur se brenda klubit, ka lindur ideja për të nisur kontakte zyrtare me mesfushorin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes.

Fillimisht, Al-Nassr, synon të mësojë kërkesat financiare të reprezentuesit portugez, përpara se të vendosë nëse do të kalojë në negociata konkrete me klubin anglez.

 

 

Ronaldo po punon personalisht për ta bindur bashkëkombësin e tij t’i bashkohet projektit të Al-Nassr, duke shpresuar të përfitojë nga ngecja e bisedimeve për rinovimin e kontratës së Fernandes me Manchester Unitedin.

Nëse transferimi realizohet, Al-Nassr do të shtonte ndjeshëm kreativitetin në repartin ofensiv, duke krijuar një dyshe të shumëpritur mes Ronaldos dhe Bruno Fernandes.


Shtuar 25.07.2026 09:39

matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetbetwoongrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabetcasibomgrandpashabet