Ronaldo letër prekëse: Klubi më i madh në Evropë, dhashë zemrën dhe shpirtin për ju (VIDEO)

Pasi u zyrtarizua te Man United Ronaldo reagoi në rrjetet sociale duke falenderuar për herë të parë tifozët e Juventusit.

Portugezi thurri elozhe per klubin ku si pas tij është një nga klub mahnitës dhe një nga më të mëdhenjtë e Europës.

Postimi i CR7:

“Sot largohem nga një klub mahnitës, më i madhi në Itali dhe sigurisht një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Evropën. Kam dhënë zemrën dhe shpirtin tim për Juventusin dhe do ta dua gjithmonë qytetin e Torinos deri në ditët e mia të fundit.

“Tifozët Bardh e Zi” më respektuan gjithmonë dhe unë u përpoqa t’i falënderoj dhe respektoj duke luftuar për ta në çdo ndeshje, çdo sezon, çdo garë. Në fund, të gjithë mund të shikojmë prapa dhe të kuptojmë se kemi arritur gjëra të mëdha, jo gjithçka që kemi dashur, por megjithatë, kemi shkruar një histori mjaft të bukur së bashku.

“Historia e Juves për një dashuri të madhe”

“E bardha përqafon të zezën”

“Refreni që vërtet të entuziasmon”

“Juventusi do të jetë përgjithmonë”

Unë gjithmonë do të jem njëri prej jush. Tani jeni pjesë e historisë sime, pasi unë mendoj se jam pjesë e juaja. Itali, Juve, Torino, tifozët “Bardh e Zi”, do të jenë  gjithmonë në zemrën time”, shkroi Ronaldo në Instagram. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)


Shtuar 27.08.2021 19:03