Rolando Maran ndjek sfidat në Turqi, Itali e Rusi, një e diel intensive për futbollistët kuqezi

E diela sjell një program të ngjeshur për skuadrat ku aktivizohen lojtarët e Kombëtares shqiptare. Në prag të grumbullimit të njoftuar për të hënën, futbollistët kuqezi do të zbresin në fushë në disa përballje të rëndësishme në kampionatet e Turqisë, Italisë dhe Rusisë.

Rolando Maran me “sytë” nga Turqia, Italia dhe Rusia, e sotmja

Të lidhura

None found

Aktiviteti nis në orën 11:30, kur Rizespori do të përballet me Erzurumsporin. Mesfushori Qazim Laçi pritet ta nisë takimin si titullar për skuadrën vendase.

Një tjetër duel në Turqi do të luhet në orën 14:00, me Corumin që do të sfidojë Fenerbahçen. Formacioni ku aktivizohet Ylber Ramadani do të ketë përballë një kundërshtar të fortë, ku luan edhe shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi.

Në orën 16:30, Trabzonspori i Ernest Muçit do të luajë në transfertë ndaj Alanyasporit. Ndërkohë, në Ligën e Parë turke, Kayserispori i Taulant Seferit do të përballet me Umraniyesporin në orën 14:00.

Vëmendje ka edhe në Serie A, ku në orën 15:00 do të zhvillohet ndeshja Genoa–Milan. “Rossoblu”-t do të presin një kundërshtar që vjen në formë të mirë në kampionat pas triumfit në derbin e kryeqytetit, ndërsa te ekipi i Daniele De Rossit pritet të ketë minuta edhe për Mario Mitajn në krahun e majtë të mbrojtjes.

Programi i ditës mbyllet me sfidën në Rusi, ku Spartaku i Moskës do të presë Akron Togliattin në orën 14:15. Mirlin Daku, sipas të gjitha gjasave, pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.


Shtuar më 8.11.2026 10:43

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş