Nuk iu deshën shumë minuta për të mbështetur një ish-shok skuadre, mbi të gjitha legjendë e klubit që dashurohet nga tifozët e Barcelonës dhe jo vetëm.
Rivaldo , sapo mësoi shkarkimin e Koeman , ka postuar një mesazh në Instagram duke kërkuar që Xavi të emërohet në stolin blaugrana .
“Pas largimit të trajnerit Koeman, unë do të doja shumë që Xavi të kishte këtë mundësi për të qenë trajneri i ri i Barcelonës. Unë kam shumë besim tek ai për ta nxjerrë klubin nga kjo situate,” kanë qenë fjalët e Rivaldos. /albeu.com
View this post on Instagram