Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Irlandës, pasi gjeti golin në minutën e 83-të të takimit.
Ndeshja u dominua qartë nga “Dardanët”, të cilët më në fund ia dolën të zhbllokonin sfidën.
Të lidhura
None found
Një goditje e Ermal Krasniqit u kthye në zonë dhe Vedat Muriqi e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë.
Menjëherë pas realizimit, sulmuesi nga Prizreni ngriti fanellën me shkrimin “Liri për çlirimtarët”, duke ia dedikuar golin udhëheqësve të UÇK-së.
Tani përfaqësuesja kosovare duhet të administrojë rezultatin për të marrë tri pikët e plota në Prishtinë.
