Rikthehet telenovela Icardi-Wanda, gjesti i lojtarit po çmend rrjetet sociale

Ka ndodhur gjithçka në mes të natës: Mauro Icardi ka bërë të shpërthejnë tifozët me një gjest të bujshëm në rrjetet sociale. Kanë qenë të shumtë ata që kanë vënë re se sulmuesi i PSG nuk e ndjek më Wanda Nara-n në Instagram.

Pas skadnalit me China Suarez, çifti ka arritur të shamngë ndarjen vetëm pak muaj më parë, megjithatë duket se kriza mes të dyve ka vazhduar.

Ndërsa mediat argjentinase pyesin veten mbi origjinën e krizës së re të çiftit, mes të dyve duket se ka shpërthyer përsëri lufta në rrjetet sociale.

Ish-ylli i Inter nuk e ka ndjekur më gruan në Instagram dhe pak më vonë ajo ka publikuar një selfie në shoqëri të vajzës së vogël, Isabella, në të cilën mban kokën me dorën e majtë.

Sulmuesi i PSG-së ka ndryshuar edhe imazhin e tij të profilit, ku tani shafaqen dy vajzat, por jo më mamaja.


Shtuar 30.01.2022 11:48

Tags: ,