RB Leipzig zbulon shifrën përfundimtare për Diomanden ndaj Real Madridit

Skuadra gjermane, Red Bull Leipzig, i ka komunikuar haptazi Real Madridit se sa kërkon për kartonin e Yan Diomande, kjo pas propozimit që klubi spanjoll depozitoi vonë të premten.

Në një lëvizje që tronditi tregun e merkatos, Real Madridi paraqiti një ofertë të konsiderueshme prej 90 milionë eurosh, plus edhe 10 milionë euro shtesë, për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësor nga RB Leipzig.

Të lidhura

None found

Mirëpo, refuzimi i kësaj oferte nuk ishte aspak surprizë, duke ditur që klubi i Bundesligës prej kohësh ka qëndruar i vendosur mbi një vlerë treshifrore marramendëse.

Sipas informacioneve të gazetarit Ben Jacobs, “Die Roten Bullen” pranojnë ekskluzivisht një shumë fikse që arrin në 130 milionë euro.

Në kampin gjerman bindja është se Los Blancos e kanë kapacitetin për të paguar këtë çmim, sidomos duke marrë parasysh angazhimin për një blerje të bujshme që Florentino Perez theksoi më herët gjatë kësaj vere.

Paris Saint-Germain ka një akord verbal me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, megjithatë, afrimi i shpejtë i Real Madridit në këtë garë mund të përmbysë krejt skenarin.

Diomande ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për dy gjigantët e Premierligës, Liverpoolin dhe Arsenalin, si dhe për vetë kampionët e Evropës, Paris Saint-Germain.


matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetbetwoongrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabetcasibomgrandpashabet