Adrien Rabiot mund të largohet, sigurisht, por duhet oferta e duhur për t’i dorëzuar klubit të Juventusit dhe mbi të gjitha nënës së tij Veronique, e cila është dhe menaxhere e mesfushorit.
Nuk është mister që mesfusha është një nga pikat e dobëta të Allegri si Ramsey, një tjetër që është gati të largohet nga Torino. Rabiot, 26 vjeç tani mund të shitet te Newcastle në merkaton e janarit për 15 milion euro.
Newcastle ka bërë një sondazh të rëndësishëm javët e fundit. Në qershor, saktësisht një vit pas skadimit të kontratës, pretendimet e Juventusit mund të bien më tej. /albeu.com/