Një marshim protestues është planifikuar për të dielën e 27 shtatorit në sheshin Skënderbeu të Shkupit, duke nisur nga ora 14:00. Qëllimi i tubimit është shprehja e mbështetjes për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u shpallën fajtorë nga Gjykata në Hagë.
Të lidhura
None found
Njoftimin e dha Këshilli organizativ i protestës, përmes Fexhri Asipit, i cili apeloi tek subjektet politike shqiptare, familjarët e dëshmorëve, veteranët, studentët, intelektualët, krijuesit, organizatat joqeveritare dhe gjithë popullata të marrin pjesë masivisht në këtë marsh.
Asipi theksoi se kjo temë nuk i përket ekskluzivisht një force të vetme politike apo organizimi, por prek një segment thelbësor të trashëgimisë sonë kolektive.
“U drejtohemi familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve, ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë, Bashkësisë Fetare Islame, studentëve, profesorëve, akademikëve, intelektualëve dhe artistëve, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve që duan lirinë,” deklaroi Fexhri Asipi nga Këshilli Organizativ i Protestës.
