Juventusi në garë për talentin gjerman, mund ta sigurojë pa kosto në verë

David Raum, mbrojtësi i krahut të Leipzigut, mund të jetë një nga lëvizjet e mëdha të Juventusit për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, klubi bardhezi po vlerëson seriozisht afrimin e lojtarit gjerman pa pagesë.

Të lidhura

None found

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit me skuadrën gjermane përfundon në fund të këtij edicioni, duke e bërë të pasigurt të ardhmen e tij. Deri më tani, palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një rinovim, çka e shtyn mbrojtësin të mendojë për një sfidë të re.

Interesimi për Raum nuk mungon nga ana e klubeve të Premier Ligës, ku Manchester United shquhet si një prej pretendenteve kryesore. Megjithatë, Juventusi shpreson të shfrytëzojë lidhjet e forta që ka krijuar me përfaqësuesit e futbollistit për të kaluar në avantazh në këtë garë.

Në karrierën e tij me RB Leipzigun, Raum ka kontribuar me 7 gola dhe 30 pasime vendimtare në gjithsej 149 ndeshje. Për më tepër, ai mban veshur fanellën e kombëtares gjermane në 39 raste dhe ka qenë pjesë e formacioneve të “Pancerëve” në dy Botërorët e fundit.


Shtuar 24.09.2026 14:49

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibom