Një grua e moshuar nga Tetova ka përfunduar në Spitalin Klinik të qytetit me dëmtime serioze trupore, si pasojë e një sulmi nga qentë endacakë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjorçe Petrov”, ku 68-vjeçarja me inicialet SH.O. është ndeshur me një grup qensh të rrugës.
Të lidhura
None found
Gjatë tentativës për t’iu shmangur kafshëve, e moshuara është rrëzuar dhe ka marrë plagë të rënda. Më pas ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
Rasti është raportuar në SPB Tetovë më 24.09.2026. Sipas denoncimit të bërë, viktima ka pësuar lëndimet pikërisht teksa përpiqej të largohej nga tufa e qenve endacakë që e kishin sulmuar.
