Dashuri e re për Romelu Lukakun. Sulmuesi belg i Interit është vërejtur mirë nga paparacët në pushime, në ishullin e Sardenjës i shoqëruar nga bukuroshja Shani Jamilah.
Gjiganti i zikaltërve ka qenë gjithmonë i kujdesshëm për jetën e tij private, por tani nuk ka mundur dot t’i shpëtojë paparacëve. Më parë ishte përfolur për një “flirt” mes tij dhe modeles belge Sarah Mens, një nga vajzat e moderatorit të njohur televiziv Herri Mens.
Gjithashtu ishte përfolur edhe një lidhje e Lukakut me një instruktore të fitnesit, Julia Vandevge.
Sulmuesi i Interit ka një fëmijë 2-vjeçar i cili quhet Romeo Emanuel dhe Lukaku ende nuk ka treguar për identitetin e mamasë së tij.
Ajo që opinioni publik është cila është kjo femër që i ka rrëmbyer zemrën e sulmuesit të Interit? Shani Jamila është 24 vjeçe nga Anglia. Jeta e saj është mes Londrës dhe Las Vegasit.
Në profilin e saj të rrjetit social “Instagram” ajo ka rreth 76 mijë ndjekës dhe së bashku me Lukakun po kalojnë pushimet në Sardenja të Italisë.