Euro 2020: Dhimbje koke për Southgate, ylli i City humbet finalen me Italinë

Anglia po zhvillon përgatitjet e fundit për finalen e Euro 2020 kundër Italisë. Trajneri Gareth Southgate po merret me detajet e fundit përpara duelit të ditës së nesërm, teksa ka marrë një lajm të keq.

Phil Foden nuk do të jetë i gatshëm për finalen e madhe ndaj skuadrës së Roberto Mancinit. Ylli i Manchester City ka pësuar një dëmtim në gju ditën e djeshme.

21-vjeçari ofensiv (tre ndeshje në Euro 2020 me Anglinë) nuk do të stërvitet me shokët e skuadrës në seancën e sotme stërvitore, e fundit përpara sfidës me kombëtaren e kaltër.

Një mungesë e rëndësishme për “Tre Luanët”, por Southgate ka alternativa të shumë në repartin ofensiv.


Shtuar 10.07.2021 14:17