Zhvillimi i ndeshjes Egnatia – Midjtylland, e planifikuar për nesër në stadiumin “Air Albania”, mbetet ende i pasigurt. Sipas raportimeve të fundit nga burime mediatike, sfida mund të zhvendoset për një datë tjetër.
Të lidhura
None found
Situata lidhet me protestën e studentëve, e cila ka nisur në orën 9 të mëngjesit dhe ka vijuar me intensitet të lartë deri në orët e vona të mbrëmjes, duke krijuar tensione në disa prej rrugëve të Tiranës.
Ndërkohë, delegatët e UEFA-s po zhvillojnë një mbledhje për të vlerësuar situatën dhe nuk përjashtohet mundësia që takimi të shtyhet. Në këto rrethana, edhe seanca stërvitore e futbollistëve është zhvilluar vetëm për 15 minuta.





