Presidenti i Salernitanas nuk ia ka frikën Juves: Nëse duan mund ta riluajmë ndeshjen

Juventus dhe Salernitana kanë luajtur baras të dielën në mbrëma në Allianz Stadium 2-2.

Ka qenë një ndeshje me shumë polemika në fundin e ndeshjes, për faktin se Juventus shënoi golin e fitores, gol që pastaj u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Por pamjet e reja kanë treguar se Antonio Candreva i Salernitanas ishte më i avancuar se Bonucci dhe se goli ka mundur të pranohet.

Të lidhura

None found

Gjithsesi pas anulimit të golit pati një përplasje të madhe mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ku u shpërndanë edhe disa kartonë të kuq.

Në mediat italiane qarkulluan lajme edhe për një ndeshje të riluar mes Juves e Salernitas, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Gjithsesi presidenti i skuadrës mysafire, Danilo Lervolino nuk i frikësohet një ndeshje tjetër me Juventusin.

“Gabimet e gjyqtarëve në ndeshjen me Juventusin? Nëse ata kanë dëshirë ta riluajnë ndeshjen atëherë për ne nuk ka asnjë problem. Nuk mendoj se episode të gjyqtarëve mund të fshijnë paraqitjen e skuadrës, ndoshta ishte një faull për ne në aksionin që Juventusi fitoi penalltinë”.

“Mund të them se ishte një ndeshje e mbushur me emocione dhe besoj se rezultati ishte i drejtë. Në fillim u trishtova, por më pas një pikë është mirë”.

“VAR është një instrument ende i ri dhe mund të përmirësohet, por ju siguroj se gjyqtarët nuk kishin asnjë qëllim negativ”.

“Ndaj Juventusit më pëlqeu mentaliteti i skuadrës, nuk luajtëm si provincial. Salernitana është e fortë dhe dhuroi spektakël”, deklaroi numri një i skuadrës nga Salerno.