Presidenti Duka: Maran është zgjedhja e duhur, nisja me fitore do t’i japë entuziazëm Kombëtares

Pak minuta para sfidës Shqipëri–Bjellorusi, të vlefshme për Ligën e Kombeve, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për “TV Klan” nga fusha e stadiumit “Air Albania”.

Të lidhura

None found

Duke komentuar situatën e Kombëtares dhe objektivat në këtë kompeticion, Duka u shpreh se trajneri përbën një element thelbësor të ekipit. Sipas tij, FSHF-ja është përpjekur të bëjë zgjedhjen më të mirë me Maran, duke marrë në konsideratë eksperiencën dhe tiparet e tij.

“Mendoj se Maran është zgjedhja e duhur dhe se ai do të japë maksimumin për ekipin Kombëtar. Çdo ndeshje është e vështirë, ashtu si edhe ajo e sotmja. Është shumë e rëndësishme ta nisim me një rezultat pozitiv, pasi kjo mund të na sjellë një lloj euforie”, deklaroi presidenti i FSHF-së.

Duka theksoi se fitorja nuk do të jetë e lehtë, duke sjellë si shembull ndeshjen e Francës kundër Turqisë mbrëmjen e kaluar, ku turqit i vunë në vështirësi francezët. Ai shtoi se përfshirja e lojtarëve të rinj po ndodh në mënyrë natyrale, me mbështetjen e futbollistëve me më shumë përvojë.

“Jemi pak a shumë në një moment transformimi. Çunat e rinj përkrahen nga lojtarët me përvojë. Sa u përket afrimeve, ky proces nuk është i lehtë për ne. Edhe pasaportizimi ka ndikimin e vet. Shpresoj që ligjet të ndryshojnë”, tha Armand Duka.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş