Portugalia arriti të kualifikohej, ky është reagimi i Ronaldos

Ylli Cristiano Ronaldo ka reaguar pas kualifikimit të Kombëtares së Portugalisë në raundin tjetër.

Portugalia u largua nga grupi si skuadër e tretë në “Euro 2020” pas barazimit 2 – 2 ndaj Francës.

Ronaldo ishte lojtari më i mirë në ndeshje për Portugalinë, ku shënoi dy gola si dhe theu disa rekorde.

Pas kualifikimit, CR7 ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Urime skuadër. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen pakushte”, shkroi ai.

Ndërkohë, Portugalia në raundin tjetër do përballet me Belgjikën


Shtuar 24.06.2021 08:52