Ngeli jashtë Kuvendit, Hajdari lë njëherë e mirë PD: Jam vlerë e shtuar për çdo parti!

“Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat…”

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se nuk ndihet aspak e keq për shkak se nuk u zgjodh deputete nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për Report Tv, thotë se do të jetë aktive dhe se do të japë të njëjtin kontribut dhe me të njëjtat parime që ka pasur. Hajdari theksoi se do të jetë një vlerë e shtuar për çdo parti që përfaqëson frymë opozitare.

“Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas.

Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat.

Kontributi që do të jap do të jetë po e me të njëjtat parime që kam pasur. Jam akoma në një analizë të të gjithë situatës, por do të vazhdoj rrugëtimin tim të jem aktive në politikë. Jam duke riparë pozicionin tim tek Nisma Thurje’- tha Hajdari.

 


Shtuar 24.06.2021 08:53