Policët e qyteteve të Shqipërisë i vijnë në ndihmë Tiranës (VIDEO)

Nuk kanë mbetur edhe shumë orë nga fillimi i finales së Conference League e cila do të luhet në Air Albania”, në orën 21:00.

Por kjo ndeshje ka nevojë për një siguri të lartë, duke marrë parasysh edhe skenat e dhunë mbrëmjen e djeshme ku tifozët e Feyenoord përlesheshin  me policinë tonë.

Për këtë situatë, në ndihmë të policisë së Tiranës, kanë ardhur edhe efektivë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si Kukësi, Elbasani, Shkodra dhe Elbasani.

Në pamjet e mëposhte vihen re ata të cilët kalojnë në sheshin kryesor të kryeqytetit./ h.ll/albeu.com