“Përpara luajnë trimat”: Publikohet mesazhi motivues i Emiliano Martinezit në finalen e Kupës së Botës

Emiliano Martinez shkëlqeu në portën e Kombëtares së Argjentinës gjatë finales së Kupës së Botës 2026, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen ndaj Spanjës.

Portieri argjentinas realizoi disa ndërhyrje vendimtare gjatë takimit, ndërsa futbollistët e repartit ofensiv nuk i dhanë mbështetjen e nevojshme ekipit.

Të lidhura

None found

Pas një pjese të parë të dobët nga Argjentina, Martinez tentoi t’i motivonte bashkëlojtarët në tunel, pak përpara se skuadrat të riktheheshin në fushë për pjesën e dytë.

Tashmë është bërë publik fjalimi i zjarrtë në të cilin ai u kërkonte shokëve të luanin me zemër, të sulmonin dhe të mos tërhiqeshin prapa.

“Hajdeni, me zemër, djema, hej. Të luash me zemër do të thotë të ecësh përpara, jo të kthehesh prapa, përpara. Përpara, përpara, përpara, përpara”.

“Vetëm frikacakët luajnë mbrapa, le të ecim përpara. Tre pasime dhe e gjejmë Leon, le të na shoh duke e ndërtuar edhe nga mbrapa”, u ka thënë Martinez bashkëlojtarëve.

Edhe Lionel Messi u përpoq ta ngrinte moralin e skuadrës, duke u kërkuar lojtarëve të rrisnin nivelin e paraqitjes dhe të “tregonin më shumë karakter”. Megjithatë, thirrjet e tij nuk e ndryshuan rrjedhën e finales, pasi Spanja vijoi ta dominonte Argjentinën, ndërsa Ferran Torres shënoi golin vendimtar në kohën shtesë dhe vulosi triumfin e spanjollëve.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom