Pas Zidane, paralajmërohet largimi i “veteranëve” nga Real Madridi

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Zinedine Zidane do të ndajë rrugët me Real Madrid, duke u larguar përfundimisht nga klubi.

 

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në skuadrën e “Los Blancos” nga sezoni i ardhshëm.

Gazetari spanjoll nga gazeta Marca, Jose Felix Diaz, ka thënë se ‘veteranët’ e Real Madrid do të largohen nga klubi.

Florentino Perez po mendon që të revolucionojë klubin këtë verë dhe priten largime të mëdha.

Njëri nga ta mendohet të jetë Sergio Ramos, i cili nuk po arrin marrëveshje rinovimi.


Shtuar 27.05.2021 09:05