Mblidhet sot Komiteti i Ekspertëve, pritet lehtësim i masave anti-Covid

Falë rënies së ndjeshme të numrit të rasteve të reja me koronavirus si dhe rënies së numrit të viktimave,  vendi ynë po përgatitet të lehtësojë masat ndaj koronavirusit.

Siç kanë bërë me dije autoritetet, Komiteti do të mblidhet ditën e sotme për të na njohur me masa të reja, ku kanë njoftuar paraprakisht se do ketë një lehtësim.

Aktualisht në fuqi qëndron ora policore 22:00-06:00 për qytetarët dhe bizneset si dhe maska me detyrim në ambientet e brendshme dhe të jashtme.

Kujtojmë se që nga fillimi i këtij procesi në vendin tonë, janë vaksinuar në total 748986 qytetarë, teksa objektivi është që të arrihet deri në 1 mln të vaksinuar brenda qershorit.

Shtuar 27.05.2021 09:07