Tragjike: Përmbytet trageti, humbin jetën mbi 150 persona

Një tragjedi ka ndodhur në Nigerinë veriperëndimore, ku më shumë se 150 njerëz raportohet se kanë humbur jetën pasi trageti me të cilin udhëtonin është përmbytur, pasi u ça në mes.

Trageti ishte i mbingarkuar dhe po transportonte pasagjerë, ndërkohë që anija u ça në mes për shkak të mbingarkesës në lumin Niger, thanë zyrtarët lokalë.

Anija po udhëtonte midis shtetit qendror Niger dhe Ëara në shtetin veri-perëndimor Kebbi kur u shemb, u tha gazetarëve menaxheri lokal i Autoritetit Kombëtar të Ujërave Ujore Yusuf Birma.

“Kapaciteti i anijes nuk ishte në lartësinë e 180 udhëtarëve që mbante”, tha menaxheri lokal i Autoritetit Kombëtar të Ujërave Ujore.

Ai tha se vetëm 20 njerëz janë shpëtuar të gjallë, ndërkohë që katër janë konfimuar të vdekur, ndërsa 156 njerëz janë ende të zhdukur dhe besohet se janë nën ujë.

Shtuar 27.05.2021 09:03