Pas Lukakut, një tjetër yll ndihet i pakënaqur në Stamford Brigde

Pasi ka kapërcyer polemikat me Lukakun, Chelsea është i detyruar të merret me deklarata të reja nga lojtarët e pakënaqur. Në shërbim të kombëtares së Shteteve të Bashkuara, Christian Pulisic pranoi se nuk është i lumtur në Stamford Bridge, shkruan A Bola.

“Jeta është e komplikuar në Chelsea. Nuk mund të luaj gjithmonë në pozicionin që më pëlqen më shumë, ndaj nuk jam i lumtur. Tani, të jesh i gjithanshëm dhe të jesh në gjendje të luash role të ndryshme në fushë është një cilësi, duhet ta pranoj. Më është dashur të luftoj shumë nga ana mendore, por edhe po mësoj”, ka shpjeguar ai në një bisedë për mediat zyrtare të kombëtares.

Me formacionin e bërë te Dortmundi, Christian Pulisic mbërriti te Chelsea në vitin 2019. Në total ka shënuar 20 gola në 96 ndeshje për londinezët. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 21:00