Ish-kapiteni i Atalantës, Alejandro Gomez në një intervistë për “Sky Sport”, u kthye të flasë lamtumirën nga zikaltërit janarin e kaluar.
” Edhe sot e kam të vështirë të shoh një ndeshje të Atalantës, kjo më dhemb ” pranoi lojtari, sot pjesë e Sevilla, ” Unë jam i lumtur për ta, po bëjnë mirë por unë nuk mund të ndihem mirë akoma.
Jam i trishtuar. Shpresoj që gjërat të përmirësohen me kalimin e kohës. Unë kisha oferta nga MLS dhe Arabia por përparësia ime ishte Sevilla,” shtoi Papu Gomez për të tashmen, ” Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”.