Bale flet me siguri: Alienët ekzistojnë, e kam parë vetë

A ekziston jeta jashtëtokësore?” Kjo është pyetja që në gjithë planetin qarkullon prej shumë vitesh. Deri më tani nuk ka patur ndonjë përgjigje ekzakte, por gjatë një interviste në kanalin zyrtar të skuadrës së Tottenham-it në “YouTube” me lojtarin Joe Rodon, sulmuesi uellsian Gareth Bale ka kaluar përtej imagjinatës me përgjigjen e tij:

“Sigurisht që ka shumë teori konspiracioni dhe ka shumë pamje të UFO-ve të publikuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk është lajm i rremë. Janë të publikuara nga qeveria amerikane. Unë di që UFO-t janë gjëra sekrete të qeverive. Por në realitet një herë unë e kam parë. Me siguri po, jam i bindur 100% që ekzistojnë alienët.”


Shtuar 6.04.2021 03:04

Tags: ,