Në rrjetet sociale është publikuar së fundmi një video që sjell momentet më interesante nga finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.
Takimi u arbitrua nga slloveni Slavko Vincic, ndërsa pamjet zbulojnë komunikimin që ai pati me disa prej yjeve më të njohur të futbollit të sotëm.
Të lidhura
None found
Në një prej episodeve, Vincic i kërkoi kapitenit argjentinas Lionel Messi që të tregonte respekt dhe të qetësonte bashkëlojtarin Leandro Paredes. Ky i fundit ishte ndëshkuar tashmë me karton të verdhë dhe rrezikonte përjashtimin nëse nuk ndryshonte sjellje.
Një tjetër moment interesant ishte bashkëbisedimi me Dani Olmon. Pas vërshëllimës përfundimtare, gjyqtari bëri të ditur se kjo ishte ndeshja e fundit e karrierës së tij, ndërsa sulmuesi i Barcelonës e uroi për këtë rast.
Urime Vincic mori edhe nga Gianni Infantino dhe Donald Trump, me të cilët pati kontakt të afërt gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve.
Spanja e mposhti Argjentinën 1-0, falë golit vendimtar të shënuar nga Ferran Torres në kohën shtesë.
Momentet e regjistruara nga kamera e arbitrit slloven mund të ndiqen në videon që shoqëron tekstin.
