Padyshim që rikthimi i Ronaldos te Manchester United ishte lëvizja më e bujshme e verës, bashkë me atë të Messit drejt PSG.
Pas mbërritjes së tij, klubi anglez konfirmoi se Cristiano do të bartë fanellën me numrin 7, siç e kishte në kohërat e tij të arta tek klubi anglez dikur.
Shitjet e fanellave të Ronaldos me numrin ‘7’ tani kanë arritur në 187.1 milion funte që kur Manchester United njoftoi zyrtarisht numrin e ri të Ronaldos në skuadër për këtë sezon.
Klubi anglez tani ka rimbursuar të gjithë tarifën prej 12.9 milion funteve që klubi i pagoi Juventusit për ta sjellë Ronaldon në Old Trafford, 13.1 milion në total.
Nga statistikat e ‘LoveTheSales’, pothuajse dy herë më shumë fanella ‘Ronaldo 7’ janë blerë këtë verë, krahasuar me fanellat e PSG-së ‘Messi 30’.
Detajet tjera nga këto statistika theksojnë se kërkimet në internet për ‘fanellën Ronaldo 7’ janë rritur me 600%, krahasuar me të dhënat e verës së kaluar.
Duket se klubi anglez tashmë ka përfituar jashtëzakonisht shumë me portugezin ende pa e zhvilluar asnjë ndeshje me klubin pas mbërritjes së tij, dhe mbetet të shihet se a do të përfitojnë edhe brenda fushës, me Ronaldon që i ka bërë me dije bashkëlojtarëve të tij se ata duhet ta fitojnë titullin këtë sezon.
Ronaldo nearly doubles Messi shirt sales (£187m)
Full report: https://t.co/8NC7HemuIn#ronaldo #footballnews #PremierLeague #Messi #RonaldoReturns #ronaldotounited #PSG #lovethesales pic.twitter.com/Y5GdLMDQ6j
— Love the Sales (@LovetheSales) September 10, 2021