Nuk ka fitore në tavolinë për Interin, ndeshja ndaj Bologna-s do të luhet

Nuk ka humbje në tavolinë ndaj Bolonjës për ndeshjen kundër Inter-it më 6 janar. Kjo sfidë do të luhet në një tjetër datë.

Ky është vendimi i gjyqtarit sportiv, Gerardo Mastrandrea, i cili në vend të kësaj shtyu deri më 31 janar vendimin për mosdiskutimin e tre ndeshjeve të tjera në ditën e parë të kthimit, Atalanta-Torino, Salernitana-Venecia dhe Fiorentina-Udinese.

Përsa i përket Bologna-Inter, gjyqtari sportiv vendosi të mos ua caktojë fitoren e zikaltërve në tavolinë, por ta shtyjë ndeshjen për një datë të mëvonshme./ h.ll/albeu.com

 

Shtuar 21.01.2022 19:56