Një ditë nga Euro 2020, Enrique: Do ta pres Busquets

Përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique e ka bërë të qartë se dëshiron ta mbajë mesfushorin Sergio Busquets në skuadër për “Euro 2020”, pasi lojtari doli pozitiv me COVID-19.

 

Busquets do mungojë në ndeshjen hapëse të “La Roja” ndaj Suedisë, por pritet të rikthehet në kohë që të përballet me Poloninë në ndeshjen e dytë.

Enrique në konferencë për media konfirmoi se do ta pres Busquetsin derisa të rikthehet.

“Do të pres për të. Të gjithë do presim për të. Ai ka një avantazh sepse ishte i pari dhe ende ka kohë. Do jetë në listë sigurisht”.

“Është perfekt, nuk kam simptoma dhe mund të stërvitet. Ai ka plan të stërvitjes dhe është në kontakte me stafin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, e tërë Kombëtarja e Spanjës ka dal negativ në analizat e COVID-19.


Shtuar 10.06.2021 15:14