Vëllai i tij ka ditëlindjen, ja dedikimi i veçantë i Asllanit pas golit

Kristjan Asllani ka shënuar një gol të shkëlqyer në ndeshjen me Gjeorgjinë. Mesfushori shqiptar gjeti rrjetën në minutën e 48-të me një goditje nga jashtëzone, ndërsa dhe festimi ishte i veçantë.

“Edhe 100 Leo”, shkruante në fanellën që Asllani tregoi pas golit që i dha avantazhin kuqezinjve në Tbilisi.

Kujtojmë se goli i mungonte Shqipërisë prej dy ndeshjesh.

Ky takim është i vlefshëm për Ligën e Kombeve. Të dyja skuadrat janë pjesë e grupit 1 në ligën B.


Shtuar 14.10.2024 19:50