Zjarri i madh që përfshiu kodrat pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë në Fier po shkon drejt neutralizimit të plotë, pas një beteje disaorëshe me flakët.
Operacioni u mbështet nga kapacitete të plota tokësore dhe ajrore, ku morën pjesë forcat zjarrfikëse, shërbimet e emergjencave civile dhe mjetet ajrore.
Të lidhura
None found
Flakët kishin përfshirë sipërfaqe që rrezikonin parkun historik, si edhe zonat me ullishte dhe vegjetacion të dendur. Falë reagimit të shpejtë dhe bashkërendimit të strukturave të emergjencave, këto vatra tashmë janë vënë plotësisht nën kontroll.
