Kevin Dodaj është pranë një tjetër ndryshimi në karrierë. Sulmuesi 20-vjeçar pritet të transferohet te Lechia Gdnask, skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit polak.
Të lidhura
None found
Sipas burimeve për mediat, Lechia Gdnask do të derdhë 650 mijë euro në arkat e CSKA Sofias për kartonin e futbollistit shkodran, i cili iu bashkua klubit bullgar pasi u largua nga Vllaznia.
Testet mjekësore janë parashikuar të zhvillohen ditën e nesërme dhe, pas përfundimit të tyre, talenti 20-vjeçar do të nënshkruajë kontratën. Nga kjo marrëveshje do të përfitojë edhe Vllaznia, që zotëron 15% të kartonit, pjesë e cila përkthehet në 90 mijë euro.
Transferimi te CSKA Sofia ishte konsideruar një hap i rëndësishëm për rritjen e Dodajt. Pas paraqitjeve premtuese dhe potencialit të shfaqur në Superiore, pritshmëritë ishin që sulmuesi të vazhdonte në të njëjtën rrugë edhe në Bullgari, por koha tregoi një realitet krejtësisht të ndryshëm.
