Newcastle dëshiron lojtarin e Fiorentinas

Newcastle i është thënë se duhet të paguajnë 37.5 milion funte për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

Trajneri i Toon, Eddie Howe është në kërkim të dy qendërmbrojtësve teksa kërkon të përmirësojë mbrojtjen e dyshimtë të ekipit.

Newcastle gjithashtu dëshiron Diego Carlos të Sevilla-s, pasi kishte refuzuar një ofertë të dytë për Sven Botman të Lille.

Lojtari serb Milenkovic, 24 vjeç, ka qenë një sukses në Serie A pasi iu bashkua Fiorentinës nga Partizani i Beogradit për vetëm 4.25 milion £ në 2017. Ai ka bërë 132 startime në Serie A.

Milenkoviç, mund të luajë gjithashtu si mbrojtës i djathtë.

Klubi i pasur verilindor me siguri do të lëvizë sërish në tregun e transferimeve pas nënshkrimit të Chris Wood dhe Kieran Trippier./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.01.2022 11:01