Nevil Dede: Egnatia duhet të mbrojë titullin, ndërsa Dinamo dhe rivalët të tregojnë veten në Superiore

Java e tretë e Abissnet Superiores do të nisë nesër në orën 18:30, me përballjen mes kampiones së Shqipërisë, Egnatias, dhe Skënderbeut në stadiumin “Arena Egnatia”. Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri Nevil Dede foli për mediat.

Të lidhura

None found

“Është një nisje shumë pozitive. Kemi marrë 6 pikë në dy ndeshje dhe golavarazhi është i kënaqshëm. Për ekipin, kjo përbën një avantazh të rëndësishëm psikologjik”, u shpreh Dede për startin e sezonit.

Duke folur për kundërshtarin e javës së tretë, trajneri i Egnatias theksoi se skuadra e tij po përballet me një ngarkesë të madhe ndeshjesh.

“Vijmë nga një periudhë e vështirë. Nesër plotësohen 15 ditë dhe ne do të luajmë ndeshjen e 5-të. Kemi përdorur rotacionin, gjë që u pa edhe në takimin e fundit kundër Vorës”, deklaroi ai.

“Skënderbeu është një ekip me moshë relativisht të re, por besoj se do të zhvillohet një ndeshje e luftuar. Ne kemi përgjegjësinë të mbrojmë titullin kampion. Çdo sukses i yni i detyron të tjerët të kuptojnë se kush jemi”, shtoi Dede.

Sa i përket rolit të tifozëve në ndeshjet e zhvilluara në Rrogozhinë, trajneri e cilësoi mbështetjen e tyre si avantazhin kryesor të Egnatias.

“Për nesër, ky është avantazhi ynë më i madh. Luajmë në shtëpi, përpara dashamirësve dhe tifozëve tanë. Kjo më përcjell një entuziazëm të veçantë, pasi edhe lojtarët motivohen prej kësaj atmosfere”, tha ai.

“Skuadra jonë u ka mësuar jo vetëm tifozëve të saj, por gjithë Shqipërisë, të shijojë futbollin që ne luajmë”, u shpreh trajneri i Egnatias.

“Nesër duhet të rikthehemi te standardi që na takon dhe të jemi në nivelin për të cilin fola më herët. Për këtë arsye, duhet t’i kënaqim tifozët. Ata janë mbështetja, energjia dhe gjithçka që kemi”, përfundoi Nevil Dede.


Shtuar 3.09.2026 20:14

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobetmarsbahis giriş