Gianluigi Donnaruma prej rreth një muaji është i papunë dhe nuk ka pasur zhvillime zyrtare për të ardhmen për shkak se ka qenë i impenjuar në Euro 2020, ku triumfoi me Italinë.
E ardhmja e Donnarumas do të jetë në Paris dhe RMC nga Franca është e bindur se gardiani do prezantohet nesër si lojtari më i ri i PSG.
21-vjeçari shkon në “Parc de Princes” me parametra zero, pasi vendosi të mos rinovojë me Milanin. Ai do firmosë kontratë për 5 vite dhe pritet të kalojë menjëherë portier i parë, duke lënë Navas në stol.