Tirana dhe Vllaznia, rivaliteti klasik me ecuri të kundërta

Këtë të shtunë, në orën 18:30, stadiumi “Loro Boriçi” do të presë ndeshjen e parë të këtij sezoni mes Tiranës dhe Vllaznisë, të njohur si “Klasikja e Shqipërisë”.

Të lidhura

None found

Përballja vë përballë dy prej klubeve më të vjetra të Superiores dhe me histori të pasur në futbollin shqiptar. Megjithatë, skuadrat po kalojnë periudha krejt të ndryshme.

Pavarësisht rëndësisë së kësaj ndeshjeje, asnjëra nuk ka shfaqur qëndrueshmëri të mjaftueshme në paraqitje, siç tregojnë pikët e grumbulluara pas shtatë javësh.

Në Shkodër, Csaba Laszlo synon të përsërisë suksesin e arritur ndaj Dinamos dhe të rikthehet te fitorja. Në krahun tjetër, Dean Klafuriç shpreson që futbollistët e tij të japin maksimumin në transfertë për të synuar të njëjtin rezultat.


Shtuar më 20.10.2026 09:21