Ndëshkoi Atalantën, Piatek: Jemi një familje, besojmë tek Europa

Fiorentina i falet golit të Piatek për të marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Atalantës në ndeshjen e javës së 25-të të Seria A.

Krzysztof Piatek i dha suksesin e skuadrës “vjollcë”, ndërsa pas ndeshjes në deklaratën e dhënë për “Sky”, autori i golit theksoi se besojnë tek Europa dhe se janë një familje e madhe.

“Ndeshjet kundër Atalantës janë gjithmonë të vështira, kemi nevojë që të vazhdojmë të luajmë kështu. Jemi një familje e madhe dhe kjo fitore është e rëndësishme për ne dhe për tifozët tanë.

Kjo është një skuadër që luan shumë mirë dhe përshtatja ka qenë shumë e lehtë. Unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën, për të shënuar gola. Tre ndeshje, tre fitore. Duhet të vazhdojmë kështu.

Besojmë tek Europa, për ne janë të rëndësishme ndeshjet e ardhshme. Duhet të vazhdojmë të punojmë kështu”, ka thënë sulmuesi polak. /h.ll/albeu.com


Shtuar 20.02.2022 15:25