NATIONS LEAGUE/ Sot shorti, këto janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë

Sot në orën 18:00, në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i UEFA Natios League.

Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë ditën e sotme edhe kundërshtarët e tyre në këtë kompeticion, drejt rrugës për Gjermani, për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm të tyre në Europianin e 2024.

Po cilët janë kundërshtarët e mundshëm që mund të përballen dy përfaqësueset tona?

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Ligën B, ndodhet ën një vazo me Slloveninë, Malin e Zi dhe Armeninë.

Ndërkohë që në 3 vazot e tjera, duke nisur nga e para gjenden, Suedia, sigurisht kundërshtari për t’u shmangur, Ukraina, Bosnje Hercegovina dhe Islanda. Në vazon e dytë rivalë do të jenë një mes Finlandës, Norvegjisë, Skocisë apo Rusisë, ndërsa në vazon e tretë, emrat që mund të kemi përballë janë Izraeli, Rumania, Serbia dhe Irlanda.


Shtuar 16.12.2021 10:24