Napoli po “reflekton” mbi ofertën e Superligës? Reagon De Laurentiis: Unë isha në gjumë

Presidenti i Napolit, De Laurentiis ka mohuar zërat se klubi italian do të bëhet skuadra 13-të që do të futet në ‘European Super League’.

Në mediat italiane u shkrua se Napoli mbrëmë mori ofertën nga drejtuesit e Superligës së Europës.

Megjithatë, Aurelio de Laurentiis përmes rrjeteve sociale ka mohuar çdo zë që e lidhë Napolin me këtë kompeticion.

“JP? Kush? Mbrëmë isha duke fjetur”, ka shkruar De Laurentiis.

Shtuar 20.04.2021 03:04