Perez tha se po negocionte me PSG-në për Superligën, Al Khelaifi del kundër: Do vazhdojmë punën me UEFA-n

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka konfirmuar se janë kundër Superligës Evropiane.

Presidenti i kësaj lige, Fiorentino Perez njoftoi se do ketë bisedime me gjigandët francez për t’I bindur t’i bashkohen Superligës Evropiane.

Sidoqoftë, Al-Khelaifi ka konfirmuar që “parisienët” janë kundër kësaj lige të re.

“Do vazhdojmë punën me UEFA-n. PSG beson se futbolli është sport për të gjithë. Gjithmonë kam pasur këtë mendim që nga fillimi”, deklaroi ai.

Deri me tani, janë vetëm 12 klube në Superligën Evropiane, derisa shumë gjigantë evropianë e kanë refuzuar mundësinë e bashkimit.

 

Shtuar 20.04.2021 03:04