Mungesë respekti ndaj ish-lojtarit të tij, gjesti i turpshëm i Sarrit ndaj Dibalas

Mauricio Sarri ishte i vetmi nga stoli i Lacios, të cilin Paulo Dibala shkoi dhe përqafoi, si rrjedhojë e vitit të kaluar së bashku në Torino, një gjest që nga ana tjetër nuk e mori kurrsesi të njëjtën monedhë nga trajneri i të kaltërve, në momentin kur Alegri vendosi ta thërriste në stol, në mënyrë që publiku i tij ta nderonte.

Pasi shumë shkuan për ta përqafuar argjentinasin, u deshën pak a shumë 1 minutë lojë, të cilat arbitri po i mbante në kronometër, por Sarri shkon me nervozizëm tek arbitri i katërt dhe proteston me tone të ashpra, për ta nxjerrë sa më shpejt Dibalën nga fusha e lojës.

Në atë moment i afrohet Masimiliano Alegri, i cili në fillim mendoi se mos ndoshta ishte ndonjë shaka, por kur pa seriozitetin e Sarrit, trajneri i Juventusit vuri dorën përpara dhe me tone të ashpra e detyroi kolegun e tij të Lacios që të ulej në stol.

Shtuar 17.05.2022 17:31

Tags: ,