Mundën Portugalinë por ende nuk kishin siguruar kualifikimin, lojtarët dhe tifozët e Koresë së Jugut shohin Uruguajin nga telefonin (VIDEO)

Korea e Jugut bëri mrekullinë sot pasdite ndaj Portugalisë duke fituar me rezultatin 2-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët ishin mbledhur në fushë duke ndjekur nga telefoni ndeshjen e Uruguajit pasi ende nuk kishte përfunduar. Nëse të kaltërit do të kishin shënuar një gol tjetër, Korea do të ishte skuaklkifikuar.

Por jo vetëm lojtarët po e shihnin ndeshjen nga telefoni, por edhe tifozët që ndodheshin në stadium, pasi prisnin me dorë në zemër përfundimin e Uruguajit me rezultatin 0-2./ h.ll/albeu.com