Roma është duke u përpjekur për të transferuar lojtarin e Real Madrid, Isco.
Mesfushori spanjoll nuk do të rinovojë kontratën e tij me spanjollët dhe këtë verë duhet të gjejë një ekip, pasi transferimi i tij do të jetë me parametra zero.
Jose Mourinho duket se ka bindur pronarët e Romës se përforcime duhen me patjetër në ekip. Zaniolo ka shumë mundësi të largohet nga klubi dhe Mkhitaryan gjithashtu nuk ka pranuar rinovimin dhe do të transferohet tek Interi me parametra zero.
Roma është vendosur të tentojë një kontratë të kënaqshme për Iscon, por sipas “MARCA”, lojtarit do i pëlqente të qëndronte në Spanjë.
Skema e Mourinhos i përshtatet më së miri Isco-s, nëse Zaniolo nuk largohet, spanjolli do të bënte një dyshe perfekte me italianin pas shpinës së Tammy Abraham.
Por Nicolo Zaniolo, sipas “Skyitalia”, mund të sakrifikohet nga drejtuesit e ekipit kryeqytetas, pasi të ardhurat nga transferimi i tij mund të jenë diku te 50-60 milionë euro, dhe do të bënin punë për ekonominë e klubit./ h.ll/albeu.com