Kundërshtime në Durrës për parkimin me pagesë, qytetarët dalin në protestë ndaj tarifave të reja

Në qendër të Durrësit u zhvillua një protestë e qytetarëve, të cilëve iu bashkua edhe dega lokale e Partisë Demokratike, kundër vendimit të Bashkisë së Durrësit për zbatimin e parkimit me pagesë në disa rrugë dhe hapësira publike të qytetit.

Pjesëmarrësit në protestë dolën hapur kundër tarifave të reja, duke theksuar se ato përbëjnë një barrë shtesë ekonomike për qytetarët.

Të lidhura

None found

Protestuesit ngritën gjithashtu shqetësimin se bashkia nuk i ka konsultuar para se të vihej në zbatim ky projekt. Ata kërkuan më shumë qartësi dhe transparencë për mënyrën se si do të funksionojë sistemi i ri i parkimit, duke thënë se ende ka paqartësi për kontrollin, pagesën dhe zbatimin konkret të tij.

Vendimi për vendosjen e parkimit me pagesë është miratuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit dy vite më parë, por deri më tani zbatimi i tij ishte shtyrë. Tashmë, me nisjen e vendosjes së sinjalistikës horizontale me ngjyrë blu në rrugët e qytetit, duket se projekti ka hyrë në fazën përfundimtare të implementimit.

Në bazë të skemës së miratuar nga bashkia, territori i Durrësit do të ndahet në dy zona tarifimi. Zona A do të përfshijë qendrën e qytetit dhe akset me aktivitet të lartë tregtar, ku parkimi do të kushtojë 100 lekë për orë. Në këtë zonë përfshihen rrugë si “Taulantia”, “Currilat”, si edhe bulevardet “Epidamn” dhe “Dyrrah”.

Ndërsa Zona B do të përfshijë rrugë si “Aleksandër Goga”, “Mujo Ulqinaku”, “Stefan Kaçulini” dhe akse të tjera periferike, ku tarifa do të jetë 40 lekë për orë.

Sipas planit të Bashkisë së Durrësit, parkimi me pagesë do të zbatohet nga e hëna në të premte. Gjatë sezonit turistik, nga 1 qershori deri më 30 shtator, tarifimi do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa në pjesën tjetër të vitit do të aplikohet nga ora 08:00 deri në 18:00.


Shtuar 27.06.2026 22:24

meritkingGrandpashabet girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas