Me përfundimin e fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka kaluar në fazën pasuese, teksa është nisur marshimi përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.
Në ditën e 28-të, qytetarët u vunë në lëvizje menjëherë sapo u mbyll tubimi, duke krijuar një kolonë të gjatë që shtrihet për kilometra në rrugët e Tiranës, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe flamuj.
Të lidhura
None found
Nën vëzhgimin e forcave të policisë, marshimi po vijon, ndërsa protestuesit vazhdojnë të shprehin kërkesat e tyre dhe thirrjet për largimin e kryeministrit mbizotërojnë atmosferën e grumbullimit.
