Këtë të shtunë, protestuesit kanë përdorur muret e Kryeministrisë për të shfaqur mesazhe të tyre. Ndryshe nga ditët e mëparshme të protestës, kësaj here ata nuk kanë paraqitur thirrje apo pankarta, por kanë projektuar figurën e ministres virtuale Diella, e cila në video ‘njofton dorëheqjen’ e saj.
Në materialin e përgatitur nga protestuesit, Diella i ‘drejtohet’ gjithashtu kryeministrit Edi Rama me kërkesën që edhe ai të largohet nga detyra.
Të lidhura
None found
“Deklaroj dorëheqjen e parevokueshme nga qeveria shqiptare. Radha juaj Kryeministër”, thuhet në një pjesë të mesazhit.
