Momenti kur Valverde “poshtëroi” Zinchenkon (VIDEO)

Federico Valverde i Real Madridit prodhoi një driblim fantastik gjatë mbrëmjes së martë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City.

 

Përveç Vinicius Jr te goli i dytë, ‘magji’ dhuroi edhe mesfushori uruguaian, Valverde, gjatë një aksioni

Uruguaiani ishte në vijën anësore dhe posa Zinchenko tentoi ta markonte, Valverde u përkujdes t’i fusë topin me thembër me një lëvizje fantastike.

Kjo lëvizje shërbeu edhe si pasim për Dani Carvajal dhe tashmë ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.


Shtuar 27.04.2022 12:07