Modelja joshëse i bën dalje Kariusit, shfaqet në momente intime me tenistin (FOTO LAJM)

Modelja e njohur gjermane, Sofia Thomalla i ka dhënë fund marrëdhënies me portierin e gafave, Loris Karius. Çifti u bë shumë i njohur, duke postuar foto nga plazhet më të bukura të botës, por duket se pas transferimit të portierit në Turqi, erdhi edhe divorci mes tyre.

Megjithatë një bukuroshe si Sofia nuk mund të rrinte shumë kohë “single”, teksa nuk ka humbur kohë, për t’u lidhur me tenistin gjerman Aleksander Zverev.

Të dy njihen prej vitesh, por duket se frekuentimi i shpeshtë kohët e fundit, ka bërë që ta çojnë miqësinë në një tjetër stad. Ka qenë vetë modelja seksi që ka postuar një foto në “Instagram”, duke u puthur me tenistin teksa ka konfirmuar kështu lidhjen.

Zverev, numri 4 në renditjen botërore të tenisit, së fundmi është marrë me disa çështje gjyqësore, pasi muajin e kaluar ish e dashura e tij Olia Sharjpova e akuzoi yllin gjerman për dhunë në familje. Këtë javë, ATP filloi një hetim mbi Zverev mbi akuzat e ngritura nga ish e dashura për dhunë në familje.

Pophia Thomalla dhe Loris Karius


Shtuar 12.10.2021 09:44